U largua nga futbolli i luajtur, Osmani bëhet drejtor te Tirana

Tefik Osmani është drejtori i ri teknik i Tiranës. Prezantimin e ka bërë para skuadrës dhe stafit presidenti i klubit, Refik Halili. Korçari, që pak kohë njoftoi lamtumirën nga futbolli i luajtur, tani ka ambicie të tjera dhe është shndërruar në një nga njerëzit e besuar të Halilit për të ardhmen.

Gjatë muajve të fundit ka vepruar si drejtor “de fakto”, por sot është bërë prezantimi zyrtar. Osmani do të jetë përgjegjës për merkaton, menaxhimin e skuadrës si dhe mbarëvajtjen me promovimin dhe shitjen e talenteve.

SHKARKO APP