U largua nga Sivasspor, Manaj: Kam duruar shumë dhe kam heshtur për ju!

Rey Manaj ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me klubin turk Sivasspor dhe ka firmosur me skuadrën e Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e EBA-së, ku ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh.

Largimi nga Sivasspor është shoqëruar me një mesazh emocional nga Manaj, i cili përmes rrjeteve sociale ka falënderuar tifozët turq për mbështetjen e tyre gjatë dy sezoneve të kaluara. Ai i quajti ata “familje” dhe theksoi se marrëdhënia me ta nuk mund të njolloset nga askush.

“Të dashur tifozë të Sivasspor-it, ju tani jeni më shumë se thjesht tifozë, jeni familja ime dhe gjithmonë do të jeni,” shkruan Manaj. “Kam duruar shumë gjëra që nuk janë bërë siç duhet ndaj meje, por kam qëndruar i heshtur për hirin tuaj. Kam qenë besnik nga dita e parë deri në të fundit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dy sezonet me Sivassporin, Manaj ka qenë një nga lojtarët më të spikatur, duke shënuar 34 gola dhe dhënë 11 asistime. Ai theksoi se festat me tifozët dhe gëzimi i tyre kanë qenë momentet më të bukura të karrierës së tij në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kalimin te Sharjah, Manaj synon një kapitull të ri në karrierë, në një kampionat që po tërheq gjithnjë e më shumë emra të njohur nga futbolli evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?