U martua 11 ditë më parë, Diego Jota ishte baba i 3 fëmijëve

Futbollisti portugez Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident tragjik rrugor në Spanjë, ka lënë pas një trashëgimi të pasur në futbollin evropian. Pas fillimeve të tij në Portugali, ai u transferua te Atlético Madrid, më pas u huazua te Porto, dhe më vonë u afirmua te Wolverhampton në Angli.

Në vitin 2020, ai u bashkua me Liverpool FC, ku u kthye në një nga sulmuesit më të rëndësishëm të skuadrës. Me ekipin anglez, ai fitoi Premier League-n në sezonin 2024/25, si dhe arriti 182 paraqitje dhe shënoi 65 gola me fanellën e “Reds”.

Me kombëtaren portugeze, Jota regjistroi suksese të mëdha duke fituar dy herë UEFA Nations League – herën e parë në edicionin 2018/19 dhe më pas në 2024/25.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në karrierën e tij të shkurtër, por të suksesshme, Jota numëron edhe trofe të tjerë si:

Swiss Digital Mobile Reklama

1 Community Shield

1 FA Cup (Kupa e Anglisë)

2 Carabao Cup (Kupa e Ligës angleze)

1 Championship me Wolverhampton në sezonin kur u ngjitën në Premier League.

Tragjedia ndodhi vetëm 11 ditë pasi ai u martua më 22 qershor 2025 me partneren e tij të gjatë, Rute Cardoso. Jota lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të vegjël, duke lënë në pikëllim jo vetëm familjen, por gjithë komunitetin sportiv. /Koha Jonë/

Jota described himself as the luckiest man in the world in an interview released yesterday after the couple walked down the aisle in Portugal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?