U masturbua për herë të dytë në publik, arrestohet sërish futbollisti

Farid El Melali është i pandreqshëm. Sulmuesi algjerian i Angers në Ligue 1 ka patur sërish probleme me policinë franceze ditën e mërkurë. Futbollisti është shoqëruar në komisariat për një gjest të pahijshëm.

Pas akuzave për ngacmime seksuale që u ngritën ndaj tij në maj, tashmë Melali akuzohet nga komshinjtë e tij për mastrubim në publik. Sipas raportimit të “Ouest France”, 23-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij ditën e djeshme në polici dhe më pas ka shkuar në seancën stërvitore të paradites.

Dëshmitarët e kanë denoncuar El Melalin, pasi ai po masturbohej në ballkonin e shtëpisë së tij, ndërkohë që po shikonte një grua në katin e parë.  Komshinjtë e gruas në fjalë lajmëruan menjëherë policinë, e cila erdhi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi sulmuesin. Tashmë lojtari do të dalë përpara gjykatës në 25 gusht, ku do të merret dhe vendimin final për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?