U mund 3-0, Mourinho: Interi shumë herë më i fortë se Roma!
Jose Mourinho e ka pranuar me sportivitet humbjen 3-0 ndaj Interit, duke vlerësuar zikaltërit si shumë herë më të fortë se ta. Strategu portugez shtoi se mungesat kanë ndikuar jo pak.
“I kërkoj falje studios dhe njerëzve që janë nëpër shtëpi që mund të jenë të interesuar për pyetjet e tyre. Interi është më i fortë se ne në kushte normale.
Në kushte jo normale ata janë shumë më të fortë se ne. Sezonin e kaluar ata ishin 29 pikë para Romës. Sot me lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar ishte shumë, shumë e vështirë.
Forca jonë sulmuesi ishte praktikisht zero. Ishte shumë e rëndësishme të shënonim një gol, sepse do të kishim vetëm dy ose tri raste. Ne i kishim tre dhe nuk shënuam dot. Ju nuk mund të pësoni një gol si i pari dhe i treti. Thjesht nuk mundesh”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

