U mund 4-1 nga Sportingu, Guardiola: E vështirë ta shpjegosh!
Manchester City ka humbur tre sfida radhazi, e fundit me rezultatin 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në Lisbonë kundër Sportingut, e vlefshme për raundin e katërt në Champions League.
Viktor Gyokeres që realizoi tripletë, duke befasuar “Qytetarët”. Pep Guardiola këmbënguli pas ndeshjes se ekipi portugez nuk e dominoi ndeshjen pasi nuk bëri asgjë.
“Është e vështirë të shpjegohet kjo disfatë. Filluam shumë mirë, shënuam të parët dhe patëm një pjesë të parë shumë të mirë. Në futboll nuk mjafton vetëm të luash mirë; duhet të shënosh gola.
Kur humbet 4:1, gjithçka që mund të bësh është të përgëzosh Sportingun dhe ta marrësh si një mësim. Nuk ka vend për debate, ata bën dalje të mira me top nga mbrojtja në sulm dhe shënuan gola të mrekullueshëm. Ne nuk ishim mjaftueshëm të ftohtë nën presion dhe të luajmë më mirë”, tha Guardiola për faqen zyrtare të UEFA-s.