U mund pas 36 ndeshjesh, Argjentina i bën “nder” Italisë për një rekord

Disfata e Argjentinës në ndeshjen e parë të Botërorit në Katar 2022 ndaj Arabisë Saudite ka bërë bujë në mediat sportive. Kombëtarja “albiceleste” me humbjen e sotme ndërpret një seri rezultatesh pozitive prej 36 ndeshjesh, dhe një fitore ose barazim sot do të përkthehej në rekordin historik për një kombëtare, së bashku me Italinë e Roberto Mancinit.

Humbja ishte një goditja e rëndë edhe në aspektin që erdhi me përmbysje. Hera e fundit që kishte ndodhur një gjë e tillë te Argjentina ka qenë në vitin 1958 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Tashmë Messi, Di Maria dhe yjet e tjerë të Argjentinës duhet të reagojnë nëse duan që të vijojnë aventurën për në turin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?