U ndje keq gjatë ndeshjes ndaj Benficës, tifozi i Liverpoolit humb jetën

Një tifoz nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur jetën pasi u sëmur teksa ishte në stadiumin Anfield për të ndjekur ndeshjen mes Liverpool dhe Benficës.

20-minuta para startit të sfidës, tifozi i të kuqve, nuk u ndje mirë dhe mori menjëherë ndihmën e mjekëve të cilët e transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Edhe pas gjithë ndërhyrjeve të nevojshme për fat të keq 60-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte. Sakaq, zëdhënësi i klubit të Liverpool ishte personi që konfirmoi edhe lajmin e trishtë nga Anfield.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngushëllime për të gjithë tifozerinë e Liverpool, mendimet tona janë për familjen dhe miqtë e mbështetësit tonë. Falenderojmë edhe personat e parë që ndërhynë dhe shërbimin e emergjencës për disponilitetin”, theksohet në deklaratën e zëdhënësit për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?