U ofendua rëndë nga tifozët, Federata Ruse gjobit Zenitin vetëm … 213 Euro!
Zenit St. Petersburg është gjobitur me vetëm 213 euro për ofendimet raciste dhe fyese të hedhura nga tifozët e tij ndaj sulmuesit kosovar Mirlind Daku, gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë kundër Rubin Kazanit, të luajtur më 12 gusht.
Gjatë gjithë takimit, Daku u shënjestrua me kore ofenduese dhe slogane të rënda, por Komisioni Disiplinor i Federatës Ruse ka vendosur një sanksion minimal që shumë e cilësojnë si të papërfillshëm krahasuar me rëndësinë e rastit.
Reagimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale dhe mediat sportive, ku ky vendim është quajtur “qesharak” dhe “fyes për futbollin dhe për vetë viktimën”.
“Një dënim simbolik që nuk mbron askënd dhe nuk dërgon asnjë mesazh kundër racizmit,” kanë komentuar analistët rusë dhe ndërkombëtarë.
Ky rast ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes mungesën e masave serioze në futbollin rus për të ndaluar sjellje të tilla, duke lënë të pambrojtur lojtarët që përballen me diskriminim në stadiume. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

