U operua në shpatull, Bellingham tregon pasojat në rrjetet sociale

Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka kaluar me sukses një operacion në shpatullën e majtë, një problem që e kishte shoqëruar prej kohësh dhe që e detyroi të ndërpriste aktivitetin pas përfundimit të sezonit dhe Kampionatit Evropian.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 16 korrik nga mjekët Andrew Wallace dhe Susan Alexander, me qëllimin për të zgjidhur një herë e mirë shqetësimet fizike të mesfushorit anglez. Sipas klubit madrilen, koha e rikuperimit parashikohet të zgjasë rreth tre muaj, duke bërë që Bellingham të humbasë fillimin e sezonit të ri.

Gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka nisur përgatitjet për sezonin, Bellingham ndodhet ende në pushime. Ai ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto të plagës së operacionit, ku duket qartë ndërhyrja e bërë në zonën e shpatullës, një imazh që ka marrë mijëra reagime dhe mesazhe mbështetjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?