U përfol për transferim te Juventusi, lojtari iranian firmos për Leverkusenin
Sporti E Shtunë, 22 Janar 2022 21:13
Sardar Azmoun nuk do të luajë në Serie A, edhe pse prej disa ditësh është përfolur për një kalim te skuadra e Juventusit.
Sulmuesi iranian ka vendosur që të luajë në Bundesligë dhe ka firmosur një kontratë me Bayer Leverkusenin, që skadon në qershor të vitit 2027.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi gjerman njofton se lojtari do të transferohet në Bundesligë verën e ardhshme, atëherë kur përfundon kontrata që e lidh me Zenitin.
KOHA JONË SONDAZH

