U përfol se ka dhuruar 2 milionë euro, biznesmeni i njohur malazez tregon të vërtetën
Pak orë më parë ju informuam në lidhje me një donacion të madh prej dy milionë eurosh të presidentit të klubit të basketbollit Mornar, Gjordje Paviceviç nga Tivari i Malit të Zi. Lajmi u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale nga mediat malazeze dhe kosovare, por biznesmeni tregoi se lajmi është i pavërtetë.
“Unë e kuptoj shqetësimin dhe situatën që ka pllakosur popullatën shqiptare dhe i simpatizoj. Nuk i kam harruar pasojat e tërmetit të vitit 1979. Sigurisht që dua ta ndihmoj popullin shqiptar që pësoi dëme nga tërmeti shkatërrimtar, por shumë e deklaruar në rrjetet sociale, nuk i kam mundësitë”, ka treguar Pavicevic për portalin “Jedro.me”.
Biznesmeni i njohur malazez u shpreh se lajmi i përhapur duke përdorur mjerimin e banorëve në Shqipëri, është bërë me qëllimin për të dëmtuar klubin e Mornar. /R.Lika-Koha Jone/