U rikthye në fushë, Aguero e tepron duke përqafuar arbitren anësore (VIDEO)

Sergio Aguero u rikthye të luajë titullar për Manchester City-n pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa javë dhe menjëherë u bë protagonist në fushën e lojës, ndonëse këtë herë jo si zakonisht me golat e tij.

Manchester City arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Arsenalit, falë golit të Raheem Sterling, ndërsa sulmuesi argjentinas pati një episod “përqafimi” me arbitren anësore Sian Massey-Ellis.

Në një dyluftim pranë vijës anësore, arbitrja akordoi rivënie për Arsenalin, ndërsa Aguero nuk e pëlqeu këtë vendim, madje e kapi mbi sup 35-vjeçaren.

Gjithsesi arbitrja anësore nuk e sinjalizoi këtë veprim të sulmuesit argjentinas te kryesori dhe loja vijoi normalisht, por ky veprim mund të kalojë në sitën e organeve kompetente në Angli.

https://twitter.com/i/status/1317531067419512832

SHKARKO APP