U rikthye në fushë pas 6 muajsh, Broja: Një moment i veçantë për mua!
Armando Broja është rikthyer pas 6 muajsh në fushën e lojës në një ndeshje në Premier League. Bomberi bëri debutimin me fanellën e Evertonit, kundër Wolves.
Broja u hodh në fushë në minutën e 83-të pasi Everton kishte mbyllur llogaritë me “ujqërit” teksa kryesonte 4-0. Brojës i mjaftuan pak minuta në fushë për të treguar të gjithë potencialin e tij shpërthyes.
Në përfundim të ndeshjes, Broja mori duartrokitjen e tifozëve dhe të gjithë lojtarëve të Everton, ndërsa sulmuesi kuqezi nuk e fshehu gëzimin për rikthimin e tij në fushë.
“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Faleminderit shumë që erdhët në ndeshjen time sot, jam i lumtur që u riktheva nga dëmtimi dhe të jem në fushë, është një moment shumë i veçantë për mua. Jam shumë i lumtur për rikthimin, ishte një fitore e mrekullueshme. Do jemi sërish të shtunën dhe ju presim ndaj Liverpoolit. Faleminderit shumë që erdhët, do të thotë shumë”, u shpreh Broja.
View this post on Instagram