U rizgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF-së, por Armand Duka mbetet nën hetim. Nesër paraqitet në Gjykatë
Armand Duka edhe pse u zgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF-së, vazhdon të jetë nën hetim nga Prokuroria, ndërsa ditën e nesërme pritet të paraqitet në Gjykatë për masën e pezullimit, raporton News24.
Pavarësisht se proces i zgjedhjeve ishte shumë i kontestuar nga aktorët e përfshirë në këtë garë, FSHF vijoi procesin e votimit.
Ndërkohë Armand Duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra.
Avokatet e Dukës apeluan këtë vendim ndërsa të enjten kreu u FSHF-së do të paraqitet në Gjykatën e Apelit për tu njohur me masën e pezullimit. Duka do të paraqitet në gjykatë në orën 12:10.
KOHA JONË SONDAZH

