U shpall lojtari i vitit, por Modric habit me celularin që përdor
Luka Modriç u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA. Mesfushori kroat edhe pse përfiton 8-10 milionë euro në sezon, nuk është se bën shpenzime të çmendura. Një gjë të tillë e tregon edhe telefoni që përdor, i cili është i markës, Iphone 5s.
Kujtojmë që ky model i përket 5 viteve më parë dhe mund ta gjesh për vetëm 100 euro në treg. Mesa duket, kroati nuk e pëlqen shumë teknologjinë e re.