U shty ndeshja dy herë, Prishtina merr lajmin pozitiv nga testimet për Covid-19
8 lojtarë të Prishtinës të infektuar me COVID-19, kanë rezultuar negativë në testin e fundit të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë. Lajmi u dha vetë nga klubi bardheblu nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Ajo shton se i ka dërguar informacionin përkatës UEFA-s dhe pret që të jepet drita jeshile për luajtjen e ndeshjes së raundit paraeliminator të Ligës së Europës me Lincoln Reds, e cila është shtyrë dy herë.
Prishtina shpreson të mos e humbasë ndeshjen në tavolinë dhe kujton se rasti i saj është i ngjashëm me ekipin sllovak Slovan Bratislava.
Njoftimi i Prishtinës
Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ!
FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian. Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.
Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.
FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.