U stërvit me basketbollistin, Jovic i trembet koronavirusit: Jam stërvitur me të!

Te Real Madrid të gjithë të detyruar të izolohen pasi një nga lojtarët e ekipit të basketbollit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Një situatë që ka përfshirë edhe skuadrën e futbollit të Los Blancos, që është stërvitur në të njëjtën qendër sportive.

Mes yjeve të Zidane është njëri që i frikësohet më shumë ngjitjes së virusit: Luka Jovic. Sulmuesi 22-vjeçar ka pranuar se është pak i shqetësuar që është stërvitur në të njëjtin vend të përdorur nga basketbollisti gjatë periudhës së rikuperimit nga dëmtimi.

“Kemi shkuar në mëngjes të stërvitemi, por drejtuesit na kanë njoftuar se nuk do të zhvillohej asnjë stërvitje në javët e ardhshme. Nga momenti që jam dëmtuar, nuk jam stërvitur në dy ose tri ditët e fundit dhe kam rikuperuar në të njëjtin vend ku ka qëndruar lojtari i infektuar”, ka thënë Jovic për B92.net.

 

SHKARKO APP