U vërshëllye nga tifozët kosovarë, reagon Xhaka: Jam i befasuar, kjo më dhemb!

Granit Xhaka, dikur një nga figurat më të dashura për tifozët shqiptarë falë golave ndaj Serbisë dhe festës ikonike me shqiponjë, këtë herë përjetoi një mbrëmje të pazakontë në Prishtinë. Për herë të parë, kapiteni i Zvicrës u prit me vërshëllima nga tifozët dardanë, para nisjes së ndeshjes, gjatë 90 minutave dhe edhe pas përfundimit të saj.

Atmosfera e tensionuar në stadium e surprizoi dukshëm mesfushorin, i cili pas ndeshjes shprehu hapur zhgënjimin e tij.

“Jam me të vërtetë i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, sidomos këtu, në shtëpi. Të them të drejtën, kjo dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli”, deklaroi Xhaka pas sfidës ndaj Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja shënon një kthesë të pazakontë në marrëdhënien mes lojtarit dhe tifozëve shqiptarë, të cilët dikur e konsideronin ndër simbolikat e krenarisë kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?