U zgjodh në krye të Shoqatës së Futbollit Tirana, Krenar Alimehmeti: Sot fitoi futbolli
Pas një procesi shumë të diskutuar dhe plot polemika, Krenar Alimehmeti, i cili u zgjodh në krye të Shoqatës së Futbollit Tirana, thotë se ka ende energji për të bërë më shumë për futbolli, ndërsa shtoi se sot u bë zgjedhja e duhur dhe se ka fituar Futbolli shqiptar.
“Duke falenderuar të gjithë votuesit bëj me dije që do jap më të mirën e mundshme nga ana ime.
Ndjej që kam ende forcë dhe energji për t’i dhënë edhe më shumë futbollit. Për mua kjo është një detyrë e vështirë, por e suportueshme.
Do jap maksimumin jo vetëm për ata që më votuan, por për të gjithë komunitetin e futbollit Tiranës, Shpresoj të kenë bërë zgjedhje e duhur, sot ka fituar Futbolli”.
KOHA JONË SONDAZH

