Udinese bën paqe me Lazion, Strakosha dhe Hysaj luajnë titullarë (VIDEO)

Dueli i mbrëmjes së sotme Udinese-Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Gerard Deulofeu ndëshkoi kryeqytetasit në minutën e pestë të takimit. Një harkim në zonë u devijua nga Perez që gjeti të lirë Deulofeun. Ky i fundit nga shumë pranë portës nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë, Felipe Anderson vendosi baraspeshën. Krosimi i Cataldit u devijua në zonë nga Zaccagni, ndërsa topi shkoi në këmbët e Felipe Anderson. Ky i fundit me portën e boshatisur e pati të thjeshtë për të shënuar

Në pjesën e dytë, Lazio e nisi më e organizuar dhe kërkoi të përmbyste gjithçka që në minutat e para. Gjithsesi asgjë nuk do të ndryshonte deri në fund. Strakosha dhe Hysaj e nisën si titullar ndeshjen duke bërë paraqitje pozitive, veçanërisht portieri që mbrojti ekipin bardhekaltër nga gola të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?