UEFA dërgon më 14 shkurt delegacionin për të monitoruar procesin e zgjedhjeve në FSHF
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë se do të dërgojë një delegacion që do të monitoroj zgjedhjet që po zhvillohen në shoqatat rajonale të futbollit. Delegacioni i përbërë nga 3 persona do të vijë në Tiranë më 14 shkurt dhe do të ketë një vizitë 2 ditore duke u larguar më 16 shkurt do të monitotojë procesin zgjedhor të Shoqatave rajonalen të futbollit.
“Bazuar në diskutimet e tij mekryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:
– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)
– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)
– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)
Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt. Ne do të jemi në kontakt gjatë ditëve të ardhshme për të diskutuar dhe organizuar takimet dhe ju falënderojmë paraprakisht për disponibilitetin e të gjithë stafit të FSHF-së”.