UEFA heq dorë nga Stambolli, ja ku do të luhet finalja e Champions League
UEFA po planifikon që të zhvendosë finalen e Champions League nga Stambolli për shkak të situatës së koronavirusit. Organi më i rëndësishëm europian, po mendon që këtë vit finalja të luhet në kryeqytetin portugez Lisbonë.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Lisbona është gjykuar si më e përshtatshme se Frankfurti dhe Moska për të pritur ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.
Vendimi është marrë tashmë nga drejtuesit e lartë të qeverisë europiane të futbollit, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet pikërisht në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, e planifikuar për më 17 qershor.
Plani i UEFA-s është që në gusht të startohet me 4 ndeshjet e pazhvilluara të fazës së 1/8-ave, ndërsa më pas 8 skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të luajnë të gjithë ndeshjet e mbetura në Lisbonë, për të shmangur sistemin vajtje-ardhje.