UEFA i beson Enea Jorgjit arbitrimin e ndeshjes së Juventusit
Sporti E Martë, 2 Nëntor 2021 12:38
Arbitrat shqiptarë do të kenë mundësinë që sot të vendosin drejtësi në duelin e UEFA Youth League mes Juventus dhe Zenit.
Bëhet fjalë për Enea Jorgji, i cili do të ketë në rolin e asistentëve do të Dojando Myftaraj dhe Xhulio Manin. Sakaq, sfida do të luhet në fushën stërvitore të Juventusit në orën 15:00.
Për arbitrat shqiptarë nuk është hera e parë që marrin përsipër të ndajnë drejtësi në takimet europiane.
KOHA JONË SONDAZH

