UEFA, Ibra pezullohet një ndeshje nga Champions
gjyqtari në ndeshjen ndaj Çelsit, kur doli me karton të kuq, por edhe pse e la ekipin e tij të PSG me 10 vetë, francezët barazuan 1-1 në kohë të rregullt dhe 2-2 në kohë shtesë për të kaluar më tej. Megjithatë në çerekfinale Ibra nuk do të luajë sepse UEFA e pezulloi me një ndeshje Zlatan Ibrahimoviç, për kartonin e tij të kuq që mori në ndeshjen e 1/8 kundër Chelseat. Sulmuesi suedez do të humbasë në këtë mënyrë ndeshjen e parë çerekfinale të ekipit francez në UUEFA Champions League, pasi u ndëshkua nga kryesori Bjorn Kuipers, për një faull në dëm të Oscar. Edhe pse pamjet televizive treguan se Ibrahimoviç, u përpoq të evitonte faullin dhe ishte Oscar ai që ndërhyri ashpër sërish Komisioni i Disiplinës së Uefa-s, vendosi që lojtari të pezullohet për një ndeshje. Futbollisti suedez i akuzoi lojtarët e Chelseat pas ndeshjes duke thënë se u sollën si fëmijë.
KOHA JONË SONDAZH

