UEFA kërkon falje, ndryshon sërish mendim për emrin e Europianit
UEFA ka kërkuar falje për një gabim që kanë bërë. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian njoftoi se Europiani do të quhej “Euro 2020”, pavarësisht faktit se do të luhet në vitin 2021. Gjithsesi disa orë më vonë, duket se ka ndryshuar mendim.
“Kërkojmë falje për gabimin e mëparshëm. Për të qenë të qartë, nuk është marrë akoma asnjë vendim mbi emrin e Europianit të riorganizuar që do të zhvillohet në 2021-shin. Mesazhi i mëparshëm në Twitter është postuar gabimisht”, shkruan UEFA.