UEFA mblidhet sërish për të planifikuar rifillimin e Championsit
UEFA ka njoftuar se do të mblidhet javën tjetër për të vendosur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Champions Leagues. Institucioni më i madh i futbollit në Europë ka njoftuar se do të ketë një takim të marten.
“Komiteti ekzektuiv i UEFA-s do të ketë një mbledhje të enjten e ardhshme me datë 23 prill. Mbledhja do të bëhet për të vendosur në lidhje me zhvillimet që do të ndodhin në futbollin europian.
Të pranishëm do të jenë 55 anëtarë të të gjitha federatave europiane. Mbledhja do të përqendrohet te kompeticionet europiane dhe do të vendoset se çfarë do të ndodhë”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.