UEFA me një hipotezë të re për përfundimin e Champions League

Champions League mund të mbyllet me ndeshje teke dhe me “final four”. Gazeta spanjolle “AS” raporton se UEFA po punon për këtë projekt, teksa vendimi mund të merret më 17 qershor.

Ideja është që të mbyllet faza e 1/8-ve në Champions League, ku mungojnë edhe 4 ndeshje. Më pas sfidat mund të luhen vetëm me një ndeshje, në fushë neutrale për fazën çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale në Stamboll.

Kalendari propozon rinisjen e Europa League më 6 gusht dhe të Champions League më 8. Ekzekutivi i UEFA-s pritet që të vendosë edhe sa i përket Europianit për sezonin e ardhshëm, e parashikuar që të luhet në 12 qytet europiane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP