UEFA mendon për një turne të ri në verë, për fituesin e Superkupës

Panorama e kompeticioneve europiane së shpejti mund të pësojë ndryshime të mëdha. Në fakt, UEFA po punon për krijimin e një turneu të ri para-sezonal për klubet, që mund të zhvillohet në SHBA dhe të përfshijë fituesin e Championsit dhe tre ekipet të tjera më të mira.

Në mënyrë të pashmangshme do të kishte ndryshim edhe në formatin e Superkupës, për të cilin do të garonin fituesit e Europa League dhe Conference League. Ky format i ri mund të marrë jetë që nga viti 2024.

Lajmi vjen nga e përditshmja franceze L’Equipe, e cila ka të drejtat e transmetimit nga viti 2024-2027, të formatit të ri të Champions League me 36 skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turneu i rinovuar, mund të shoqërohet nga mini eventi në verë, ku mund të marrin pjesë fituesi i fundit, ekipi finalist dhe dy ekipet gjysmëfinaliste.  “Është një ide në zhvillim, por asgjë nuk është vendosur”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?