UEFA merr vendimin, një italian do të vendosë drejtësi në finalen e Championsit
Finalja e Champions League këtë sezon do të flasë edhe italisht, teksa këtë sezon trofeun me “veshë të mëdhenj” do ta diskutojnë PSG dhe Bayern Munich. Bëhet fjalë për Daniele Orsato, i cili do të vendosë drejtësi në duelin mes kampionëve të Francës dhe Gjermanisë, që do të luhet në stadiumin “da Luz” në Lisbonë.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Komisioni arbitral në UEFA-s, ndërkombëtar që nga viti 2010, tashmë në moshën 44 vjeç. Skuadra e arbitrave do të plotësohet me Manganellin dhe Giallatini. Arbitri i katërt do të jetë Hategan. Ndërkohë që në VAR do të jenë Massimiliano Irrati, i ndihmuar nga Marco Guida dhe spanjollët Perez del Palomar e Hernandez.
Në këtë Champions League, Orsato ka gjykuar edhe ndeshjen e 1/8-ve mes Real Madrid dhe Manchester City-it. /R.Lika-Koha Jone/