UEFA mesazh të qartë për zgjedhjet në FSHF: Zëro tolerancë në ndërhyrjet politike!

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF nuk mund të qëndrojnë larg vëmendjes së institucioneve ndërkombëtare. Pedro Pinto, drejtori i komunikimit në UEFA, tregon për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor. Ai jep një mesazh të qartë në një intervistë që ka dhënë për “Top Channel”

Çfarë mund të thoni në përgjithësi për Federatën dhe futbollin shqiptar? Çfarë është bërë mirë dhe duhet bërë më mirë?

Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin shqiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kualifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, siç është edhe projekti grassruts tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne presim që kjo gjë të vazhdojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

A keni ndonjë informacion rreth zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetemi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithçka të shkojë ashtu si duhet.

Në rast të ndërhyrjeve politike, cili është qëndrimi i UEFA-s?

Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu siç edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në çdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delegatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën.

A ka Shqipëria rrezik të përfundojë si Spanja dhe Greqia ku ka patur ndërhyrje të politikës në zgjedhje?

Nuk do të donim të krahasonim asnjë situatë që ka ndodhur në vende të tjera, të vetmen gjë që dua të them është se do të ketë 0 tolerancë nga çdo ndërhyrje politike në çdo nivel të futbollit dhe procesi zgjedhor është një nivel futbolli në këtë rast, për këtë arsye do të ketë 0 tolerancë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?