UEFA mund të përjashtojë Kroacinë nga “Euro 2016”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=02I-KKDdPlw” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=C7L7cLjlbA4″ width=”560″ height=”315″]

Pas pamjeve të dhunës në ndeshjen Angli – Rusi, rikthehen përleshjet në stadiumet e europianit. Në ndeshjen mes Kroacisë dhe Republikës Çeka ka pasur përpalsje mes tifozëve në stadium ndërsa në fushë janë hedhur flakadanë të shumtë. Më gjaknxehtë janë treguar kroatët që tashmë rrezikojnë përjashtimin e nga europiani.

Këtë e pranon edhe trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiç që kujton se vendi i tij ka qenë vazhdimisht nën lupën e UEFA-s për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve të saj.

“Do të dëshiroja të flisja për futboll po si mund ta bëj një gjë të tillë pas kësaj që ndodhi. Ky është një akt terrorizmi. Këta nuk janë tifozë kroatë, këta janë huliganë”, – ishte shpërthimi i trajnerit.

Ndërkohë, më i prerë ishte mesfushori Ivan Rakitiç.

“As nuk ka arsye që të flasim për ndeshjen me Spanjën, pasi UEFA mund të na përjashtojë nga Europiani deri atëherë. Jam i sigurt që skuadra jonë do të dënohet pas këtij turpi”, – tha Rakitiç.

SHKARKO APP