UEFA Nations League, sot Kosova përballë Greqisë dhe kuqezinjtë nesër ndeshje me Islandën

Duke nisur nga sot, startojnë ndeshjet e dyta të edicionit të ri të Nations League të UEFA-s. Në ndeshjet e ditës së dytë, Kosova pas fitores së pastër në Qipro, sot do të presë në Prishtinë Greqinë. Nesër kuqezinjtë e Shqipërisë do të përballen me Islandën, e cila ka barazuar në ndeshjen e parë 2-2 me Izraelin.

Ja kalendari dhe orari i ndeshjeve të UEFA Nations League:

E diel, më 5 qershor 2022:

San Marino-Maltë, në orën 15:00 (Liga D)

Qipro-Irlanda e Veriut, në orën 18:00 (Liga C)

Gjibraltar-Maqedonia e Veriut, në orën 18:00 (Liga C)

Republika Çeke-Spanjë, ora 20:45 (Liga A)

Portugali-Zvicër, ora 20:45 (Liga A)

Serbi-Slloveni, ora 20:45 (Liga B)

Suedi-Norvegji, ora 20:45 (Liga B)

Bullgari-Gjeorgji, ora 20:45 (Liga C)

Kosovë-Greqi, ora 20:45 (Liga C)

E hënë, më 6 qershor:

Letoni-Lihtenshtajn, në orën 18:00 (Liga D)

Austri-Danimarkë, ora 20:45 (Liga A)

Kroaci-Francë, ora 20:45 (Liga A)

Islandë-Shqipëri, ora 20:45 (Liga B)

Bjellorusi-Azerbajxhan, në orën 20:45 (Liga C)

Sllovaki-Kazakistan, ora 20:45 (Liga C)

Andorra-Moldavi, ora 20:45 (Liga D)

E martë, 7 qershor 2022:

Finlandë-Mali i Zi, në orën 18:00 (Liga B)

Itali-Hungari, ora 20:45 (Liga A)

Gjermani-Angli, ora 20:45 (Liga A)

Bosnjë Hercegovinë-Rumani, ora 20:45 (Liga B)

Ishujt Faroe-Luksemburg, në orën 20:45 (Liga C)

Lituani-Turqi, ora 20:45 (Liga C)

E mërkurë 8 qershor:

Belgjikë-Poloni, ora 20:45 (Liga A)

Uells-Holandë, në orën 20:45 (Liga A)

Irlandë-Ukrainë, në orën 20:45 (Liga B)

Skoci-Armeni, në orën 20:45 (Liga C)

SHKARKO APP