UEFA në mbledhje të jashtëzakonshme pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës
Sulmi ushtarak rus në territorin e Ukrainës ka nxitur krerët e UEFA-s që të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme këtë të premte.
Një njoftimin e institucionit kryesor të futbollit evropian thuhet se “Komitetit Ekzekutiv do të mblidhet të premten, më 25 shkurt, në orën 10:00, për të vlerësuar situatën dhe për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.”
Një nga vendimet e pritshme është zhvendosja e finales së Champions League nga qyteti i Shën Petersburgut (Rusi) në një impiant tjetër evropian, por nuk përjashtohen masa ekstreme edhe ndaj përfaqësueses ruse, që luan në play off-in e Katar 2022 ndaj Polonisë.
KOHA JONË SONDAZH

