UEFA po planifikon një datë të re për finalen e Champions League

UEFA po mendon që finalja e Champions League të luhet në fundin e muajit gusht, dhe më sak më 29. Pandemia e kronavirusit ka bërë që i gjithë futbolli europian të shtyhet, teksa fillimisht do synohet mbyllja e kampionateve.

Finalja ishte parashikuar të luhej më 30 maj në Stamboll, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Kjo hipotezë për luajtjen më 29 gusht ka dalë nga gazeta “The Telegraf”.

Çerekfinalet mund të luhen më 28 dhe 29 korrik, ndërkohë që fillimisht duhen luajtur edhe disa ndeshje të fazës së 1-8-ve. Bëhet fjalë për sfidat Juvenutus-Lyon (0-1), Manchester City-Real Madrid (2-1), Bayern Munich-Chelsea (3-0) dhe Barcelona-Napoli (1-1).

Mbledhja që pritet të zhvillohet nesër me video-konferencë mund t marrë vendime të rëndësishme për këtë temë./R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP