UEFA publikon renditjen e 10 klubeve më të mira, Liverpooli zë vendin e 10-të

UEFA së fundmi ka publikuar renditjen e 10 klubeve më të mira në botë, që bëhet në bazë të një sistemi me pikë, ku merren për bazë 5 sezonet e fundit. Spikat mbi të gjitha poziciononim i Liverpoolit, që nuk mundi të mbronte fitoren e trofeut në sezonin e kaluar, teksa tashmë mban vetëm vendin e 10-të në këtë renditje speciale. Skuadra e Klopp u eliminua shpejt në sezonin e kaluar duke marrë vetëm 12 pikë, ndërkohë që në sezonin 2016-17 nuk mori asnjë pikë, pasi dështoi të kualifikohej për në Europë.

Më mirë se ta ka bërë edhe Manchester United që mban vendin e 8-të, ndërkohë që kushërinjtë e tyre të Manchester City-it gjenden në vendin e 6-të me 103 pikë, që është dhe vendi më i mirë i ekipeve angleze. Renditja kryesohet nga kampionët në fuqi të Bayern Munich, që kanë arritur deri më tani 120 pikë në total dhe po kalojnë një formë fantastike.

Në vendin e dytë gjendet Barcelona me 116 pikë, teksa katalanasit pavarësisht se nuk e kanë fituar në sezonet e fundit kanë qenë protagonistë thuajse gjithmonë. Juventus mban lart flamurin e Italisë, duke zënë vendin e tretë më 111 pikë. Skuadra torineze pësoi një eliminim të papritur nga Lyon sezonin e kaluar. Vetëm një pikë më pak se ta ka Reali deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

The current Uefa rankings have Liverpool down in tenth

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?