UEFA reagon për incidentin e Vinicius me lojtarin e Benficës për racizëm

UEFA ka reaguar pas incidenteve të raportuara në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid, ku protagoniste u bënë Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestianni.

Sipas raportimeve të Sky Sports, institucioni më i lartë i futbollit europian ka nisur verifikimin e ngjarjeve, por pa dhënë ende një qëndrim përfundimtar. Në një komunikatë të shkurtër, UEFA bëri të ditur se po shqyrton raportet zyrtare të ndeshjeve dhe se çdo vendim disiplinor do të publikohet në kanalet zyrtare vetëm pasi të përfundojnë procedurat.

Ngjarja ndodhi në minutën e 49-të të takimit. Pas një goli dhe festimit pranë flamurit të këndit, Vinícius iu drejtua arbitrit François Letexier duke raportuar një ofendim me përmbajtje raciste të supozuar nga futbollisti i Benficës. Menjëherë pas kësaj, u aktivizua protokolli kundër racizmit, me ndeshjen që u ndërpre për rreth tetë minuta, ndërsa zyrtarët analizuan pamjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas denoncimit të brazilianit dhe disa lojtarëve të skuadrës madrilene, sulmuesi i Realit pretendohet se është fyer disa herë me thirrjen “majmun”. Loja rifilloi më pas, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga organet disiplinore të UEFA-s në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?