UEFA revolucion në Champions, orare të reja dhe risi në zëvendësime

UEFA ka miratuar ndryshimet e propozuara në rregulloret e aktiviteteve të saj për sezonin e ardhshëm. Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit evropian do të vijë me ndryshime në orar dhe në disa ndryshime të reja.

Në rregulloren e re, ndeshjet nuk do të fillojnë më në orën 20:45, pasi UEFA ka vendosur që fillimi i tyre të shtyhet në orën 21:00.  Ndërkaq, 4 ndeshje të fazës së grupeve në çdo javë, dy të martën dhe dy të mërkurën, do të fillojnë në orën 18:55, ndërsa takimet do të luhen të gjitha në të njëjtën orë në ndeshjet e gjashta në grup.

Për finalen e Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Supërkupës së Europës, klubeve do t’u lejohet të kenë 12 lojtarë në stol. ndërsa në të gjithë ndeshjet me eliminim direkt, trajnerët do të kenë mundësi të bëjnë zëvendësimin e katërt gjatë kohëve shtesë.

Klubeve u është dhënë mundësia që të regjistrojnë lirisht lojtarët në Ligën e Kampioneve, pasi tani do të mund të shtojnë në skuadrën e tyre pas fazës në grupe tre lojtarë të rinj, pa asnjë kufizim. Kjo do të thotë se tani mund të luajnë edhe ata që kanë zhvilluar ndeshje me klube të tjera në fazën në grupe, por janë transferuar në janar.

SHKARKO APP