UEFA shpërndanë fondin e solidaritetit, ja sa do të përfitojë FSHF
UEFA ka vendosur që të ndajë 236 milionë euro për 55 federatat që janë pjesë e saj në lidhje me krizën e pandemisë Covid-19 që ka tronditur gjithë Europën. Fondi vjen nga programi i ndihmës “HatTrick”, i lindur në vitin 2004 me qëllimin për të mbështetur zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit të futbollit në nivelin lokal. Në këtë rast, secili anëtarë do të jetë në gjendje të përdorë kuotën e tij në mënyrën që ai gjykon më të përshtatshme, pa asnjë kufizim, në bazë të nevojave.
“Sporti ynë po përballet me një sfidë të pashembullt të diktuar nga kriza Covid-19. UEFA dëshiron të ndihmojë anëtarët e saj të përgjigjen në mënyrën e duhur për rrethanat e tyre specifike. Ndaj kemi rënë dakord që çdo anëtarë mund të përdor 4.3 milionë euro, që janë si pagesë për fundin e këtij sezoni dhe për atë të ardhshëm.
Unë besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë që të mundemi. Jam krenar për unitetin që ka treguar futbolli gjatë kësaj periudhe krize. Pa dyshim do të jetë në zemrën e jetës kur të kthehemi në normale. Kur të vijë ajo kohë, futbolli do të duhet të jetë i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes”, tha Presidenti Ceferin.
Shqipëria- Federata Shqiptare e Futbollit në këtë rast do të përfitojë një fond prej 4.3 milionë eurosh, që mund ta përdor në mënyra të ndryshme për zhvillimin e sportit apo për të ndihmuar ekipet që të dalin nga kriza. UEFA nuk ka vendosur asnjë kufizim për formën e përdorimit. Dy ditë më parë edhe FIFA alokoi një fond prej 500 mijë dollarësh për të gjitha federatat. /R.Lika-Koha Jone/