UEFA shpërndanë një fond prej 70 milionë eurosh, ja dy klubet që përfitojnë në Shqipëri

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të shpërndajë një fond prej 70 milionë eurove për klubet që kanë pasur lojtarë të impenjuar në ekipet kombëtare gjatë fushatave eliminatore për EURO 2020.

Ky vendim u mor për t’i dhënë një frymëmarrje ekonomike skuadrave që mund të jenë në vështirësi financiare nga pandemia botërore. Klubet që përfitojnë në Shqipëri janë Partizani dhe Laçi.

Kampionët në fuqi të Superiores kanë pasur rregullisht të grumbulluar me kuqezinjtë gardianin Alban Hoxha, ndërkohë që së fundmi është grumbulluar edhe Lorenc Trashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër klubi i Superiores që përfiton nga fondi i UEFA-s është Laçi, teksa pjesë e Kombëtares ka qenë gardiani Gentjan Selmani, i cili këtë sezon u largua në fillim të sezonit drejt kampionatit turk te skuadra e Menemenspor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?