​UEFA: Shqipëria kombëtarja më e mirë e fazës së kualifikimeve

UEFA vlerëson se Shqipëria është Kombëtarja më e mirë e kualifikimeve.

UEFA ka nxjerrë statistikat më të mira të fazës së kualifikimeve, duke zgjedhur kështu Kombëtaren më të emirë të fazës së kualifikimeve për Euro 2016.

Arritja historike në fazën finale të Kampionatit Evropian bën që Shqipëria të jetë skuadra më e mirë e Euro 2016 sipas UEFA’s.

Swiss Digital Desktop Reklama

UEFA theksonte se në evenimentin e zgjeruar me 24 skuadra, ka disa ekipe debutuese si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia. Por, nëse të gjitha këto skuadra kanë luajtur në Kupën e Botës dhe Islanda arriti deri në fazën play-off të Brazil 2014, për Shqipërinë kjo është një ecuri e paprecedentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria i nisi kualifikueset në vazon e pestë, e pozicionuar në vendin e 41-të në renditjen e UEFA-s, ndërsa pjesëmarrje në fazën finale të Evropianit ishin regjistruar nga Kombëtarja U-18 në vitin 1982 dhe nga përfaqësuesja e 16-vjeçarëve në vitin 1995.

Në përfundim të fazës së grupeve, janë kualifikuar 2 skuadrat e renditura të parat në 9 grupeve dhe 3 përfaqësueset më të mira të renditura në vendin e tretë, teksa të tjerat do të luajnë Play Off.

Ditën e dielë do të hidhet shorti për të caktuar çiftet e “Play off”, skuadrat pjesëmarrëse janë: Bosnje Hercegovina, Ukraina, Irlanda , Sllovenia, Hungaria, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

Ndeshjet “Play- off” do të luhen në mesin e muajit nëntor. Shorti i grupeve në Europian do të hidhet në Dhjetor.

 

20 skuadrat e kualifikuara direkt janë:

Grupi A: Çekia, Islanda, Turqia (vendit tretë më i mirë)

Grupi B: Belgjika, Uellsi

Grupi C: Spanjë, Sllovaki

Grupi D: Gjermani, Poloni

Grupi E: Angli, Zvicër

Grupi F: Irlanda Veriut, Rumani,

Grupi G: Austri, Rusi,

Grupi H: Itali, Kroaci,

Grupi I: Portugali, Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?