UEFA shtyn afatin e licencimit të klubeve shqiptare
UEFA duke parë zhvillimet e fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19 pothuajse në të gjithë Europën, ka vendosur të shtyjë afatin e licensimit të klubeve kandidate për një licencë në kompeticionet europiane.
Afati i fundit për plotësimin e dokumentacionit në lidhje me kriterin financiar ishte data 31 Mars 2020. Afati i ri që UEFA ka vendosur është data 30 Prill 2020, ku të gjithë klubet kandidate duhet të dorëzojnë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dokumentacionin e plotë në lidhje me këtë kriter.
Kriteret e tjera, ai sportiv, infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, janë mbyllur më datë 28 Shkurt, ashtu siç edhe klubet ishin lajmëruar më parë nga Menaxheri i Lincensimit. FSHF pas njoftimit të marrë nga UEFA ka bërë komunikimin zyrtar të këtij vendimi për të gjithë klubet e përfshira në proces.