UEFA tjetër mbledhje emergjente nesër, mund të pezullohet Championsi dhe Europa League

Me shtimin e rasteve të të prekurve nga koronavirusi në Europë dhe jo vetëm, rritet pesimizmi për fillimin e kampionatave kombëtare dhe Kupave të Europës Champions dhe Europa League dhe përfundimin e tyre në fund të qershorit siç e kanë parashikuar krerët më të lartë të UEFA-s.

Të martën është në program një tjetër mbledhje e UEFA-s ku do të diskutohet pikërisht për kalendarin dhe për mënyrën sesi mund të mbyllet ky sezon futbollistik pa cënuar sezonin e ardhshëm dhe “Euro 2020” që do të zhvillohet në verën e vitit 2021.

Ideja më e fundit e presidentit të UEFA-s Ceferin është të ulë numrin e ndeshjeve në garat ndërkombëtare si dhe të spostojë për një afat tjetër pauzën e kombëtareve në program nga data 1 deri në 9 qershor për të patur kohën e mjaftueshme që të mbyllen kampionatet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej datës 30 qershor drejtuesit e UEFA-s nuk duan të shkojnë pasi do të vinin në rrezik vijueshmërinë e sezonit të ardhshëm. Por nëse zgjedh të mos përfundojë Championsin dhe Europa Leaguen krerët e UEFA-s atëherë do t’u jepnin një asist kampionateve kombëtare të cilët mund të luhen me më shumë lirshmëri në këtë periudhë të vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?