UEFA vendos të martën, ja çfarë do të ndodhë me Champions dhe Euro 2020
Të gjitha dyshimet do të shuhen të martën. UEFA do të vendosë përfundimisht se si do të proçedohet për të mbyllur sezonin futbollistik të turneve ndërkombëtarë, por edhe në ligat europiane të futbollit. Në media kanë qarkulluar shumë skenarë, por ai që merr më shumë kuota lidhet me Champions dhe Europa Leagu. Bëhet fjalë për një format të aplikuar nga qeveria europiane në Ligën e Kombeve.
Pra një “final-four”, me dy gjysmëfinale dhe një finale në një qytet të vetëm, që me shumë mundësi do të jetë Stambolli. Një tjetër vendim që pritet të merret nga UEFA pas video-konferencës me 55 federatat anëtare ka të bëjë me EURO 2020. Në këtë situatë alarmante të lidhur me përhapjen e shpejtë të Covid-19 në të gjithë Europën është e pamundur të bësh planifikime afatagjata.
Për këtë arsye, zgjidhja më e mirë është shtyrja e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për në verën e viti të ardhshëm. Ky opsion do t’i jepte mundësi të gjitha federatave të mbyllnin sezonet që tashmë janë ndërprerë.