UEFA vendos tri rregulla të rrepta në Champions dhe Europa League

Përdorimi i maskave në vendet publike, fluturime me çarter dhe asnjë shkëmbim fanellash pas ndeshjes. Këto janë tri nga pikat e protokollit të sigurisë të hartuara nga UEFA dhe që duhet të plotësohen nga klubet në Champions dhe Europa League në fazën e “Final Eight”.

Skuadra e Europa League nuk do të mund të largohen nga Gjermania gjatë fazës finale, ndërkohë që në Champions, nuk do të mund të largohen nga Portugalia. Në këtë mënyrë United, Wolves dhe Inter nuk do të mund të kthehen në shtëpi pas ndeshjeve të kësaj jave.

Futbollistët duhet të përdorin maska në “vendet publike”, kur udhëtojnë me çarter. Sa i përket fanellave ata që kishin menduar se mund të merrnin ndonjë bluzë të Ronaldos apo Messit, duhet që ta harrojnë. UEFA ka paralajmëruar ekipet se rrezikohet kompeticioni nëse nuk do të respektohen masat e sigurisë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP