UEFA zbulon lojtarin më të mirë të kombëtares sonë në kualifikueset e “Euro 2020”

Mbrëmjen e djeshme u zbuluan 20 skuadrat e kualifikuara direkt për në fazën finale të Europianit të vitit të ardhshëm, ndërsa katër të tjera do të dalin nga “play-off”-i.

 

Shqipëria nuk ia doli ta priste një biletë të tillë, pasi u rendit në vendin e katërt të grupit H, me 13 pikë, mbas Francës, Turqisë dhe Islandës. UEFA ka përllogaritur tashmë pikëzimin e të gjithë lojtarëve që morën pjesë në këtë fushatë eliminatore, edhe për kuqezinjtë tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të besuarit e trajnerit Edy Reja dhe Christian Panucci, më i miri ka rezultuar mbrojtësi Ardian Ismajli, i renditur mes 200 futbollistëve më të mirë. 23-vjeçari i Hajdukut të Splitit është vlerësuar me 620 pikë, ndërsa pas tij pozicionohen Berat Djimsiti (547 pikë) dhe Frederic Veseli (500 pikë) në podium.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?