UEFA zhvillon Kongresin e 50-të të Zakonshëm në Bruksel dhe miraton vendime të rëndësishme

Kongresi i 50-të i UEFA-s, i zhvilluar sot në Bruksel, miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen me qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit europian. Në këtë kongres mori pjesë edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka.

Anëtarët e Kongresit miratuan emrin e David Terrier, Presidentin e FIFPRO Europe, si përfaqësues të FIFPRO Europe në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Terrier do të ushtrojë një mandat tre-vjeçar me të drejta të plota votimi, mandat që do të zgjasë deri në Kongresin e UEFA-s në vitin 2029.

Gjatë punimeve të Kongresit, u akordua gjithashtu anëtarësia e nderit e UEFA-s për Fernando Gomes, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në futbollin europian. Ish-lojtari i njohur portugez është vlerësuar për rolin e tij si President i Federatës Portugeze të Futbollit dhe i Ligës Portugeze, si edhe për angazhimin e tij në strukturat drejtuese të UEFA-s dhe FIFA-s, përfshirë pozicionin e zëvendëspresidentit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtarësinë në Këshillin e FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresi miratoi gjithashtu Raportin Vjetor të UEFA-s për sezonin 2024/25, raportin financiar dhe pasqyrat financiare për të njëjtën periudhë, si dhe buxhetin për vitin financiar 2026/27. Delegatët votuan edhe disa ndryshime në Statutin e UEFA-s, ndërsa u vendos që Kongresi i 51-të i zakonshëm i UEFA-s të mbahet më 4 mars 2027 në Astana, Kazakistan.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?