Uellsi kopjon Shqipërinë, e pret si ne Kombëtaren
Ekipi i Uellsit ka bërë paradë me autobus të hapur pas rikthimit në vendlindje nga aventura në “Euro 2016”, njësoj si Kombëtarja e Shqipërisë.
Por ndryshe nga ne, lojtarët e Uellsit nuk kanë festuar me asnjë qeveritar.
Më shumë se 100 mijë tifozë kishin mbushur rrugët e Cardifit në Uells, duke përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kaluan çdo parashikim në “Euro 2016”.