Ukraina, Gjeorgjia dhe Polonia sigurojnë biletën për në Europianin e Gjermanisë (FOTO&VIDEO)

Ukraina, Gjeorgjia dhe Polonia janë 3 skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në Europianin që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Gjeorgjia hyri në histori duke arritur në një turne të madh me një fitore me penallti ndaj Greqisë në play-off-in e Euro 2024. Nika Kvekveskiri shënoi penalltinë fituese, duke ngritur peshë tifozët vendas.

Suksesi me penallti 4-2, erdhi pas një barazimi 0-0 në kohën e rregullt dhe të tensionuar, ndërkohë që në fund do të shpërthente festa në Tbilisi. Mbështetësit gjeorgjianë vrapuan në fushë për të uruar lojtarët e tyre, pasi kishin parë kombëtaren e tyre të kualifikohej në një turne madhor në tentativën e 15-të. Gjeorgjia do t’i bashkohet Turqisë, Portugalisë dhe Republikës Çeke në Grupin F, në Europianin e kësaj vere.

SCENES: Georgia fans storm pitch after qualifying for first tournament and knocking out Greece 🇬🇪

Tbilisi is on fire in football terms: Georgia is going to the European Championship

Ukraina ia doli të kualifikohet për në Europian. Ekipi i drejtuar nga Rebrov triumfoi 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e mbajtur në Tarczynski Arena. Islandezët surprizuan në minutën e 30-të, duke zhbllokuar takimin me anë të Gudmundsson. Yaremchuk vendosi ekuilibrat, por goli i fundit të pjesës së parë u konsiderua Offside. Ukraina dërgoi shifrat në 1-1 me Tsygankov dhe përmbysi llogaritë në të 84-tën me Mudryk Ukraina do të hyjë në Grupin E në finalet e Euro 2024, së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Ukraine do Iceland's VIKING CLAP after beating them to qualify for EURO 2024

Ukraine have also made it to Germany after coming from behind to beat Iceland

Polonia ishte skuadra që mori biletën e fundit të Europianit Gjermani 2024. Polakët e udhëhequr ag Robert Lewndowski ia dolën të triumfojnë me penallti ndaj Uellsit në Cardiff, duke siguruar kalimin për në Europianin e Gjermanisë. Frika për të mos pësuar dominoi në finale e Play Off-it, teksa pas 90 minutave të kohës së rregullt, pa gola përfunduan edhe 30 minutat shtesë. Daniel James i Leeds United gaboi penalltinë e fundit duke i dhënë kualifikimin polakëve. Poloninë e pret një grup ferri në Europian, ku do të gjejë përballë kundërshtarë si Franca, Holanda dhe Austria, në grupin D.

QUALIFIED: Poland book the final EURO 2024 ticket sending Wales OUT 🇵🇱

Poland knocked out Wales on penalties to book their spot at this summer's tournament

SHKARKO APP