Ukraina mund Skocinë dhe shkon në finale për një biletë për në Katar (VIDEO)
Ukraina rikthehet në fushë pas rreth 7 muajsh dhe e bën këtë me një fitore bindëse 1-3 ndaj Skocisë në “Hampden Park”, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një ven në Kupën e Botës Katar 2022.
Skuadra e drejtuar nga Oleksandr Petrakov zhbllokoi sfidën në minutën e 33-të, kur sulmuesi Yarmolenko dërgoi topin në rrjetën e portës së Gordon.
Në minutën e 49-të dyfishoi epërsinë me anë të sulmuesit kryesor Yaremchuk. Ky gol zgjoi vendasit që u hodhën të gjithë në sulm dhe ia dolën të rihapin takimin në të 79-ën me anë të McGregor, që shfrytëzoi një pasiguri të portierit Buchshan.
Në minutën e fundit shtesë Ukraina shënoi edhe golin e tretë me anë të sulmuesit Dovbyk. Sfida e radhës e Ukrainës do të jetë sërish në Mbretërinë e Bashkuar, këtë herë përballë Uellsin në finalen e Play Off-it.
KOHA JONË SONDAZH

